Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në basketboll, Arben Krasniqi sot në një konferencë për media e ka prezantuar listën e gjerë të lojtarëve të cilët do t’i ftojë në përgatitjet për kualifikimet për Eurobasket 2017.
Në këtë konferencë përzgjedhësi i Kosovës, së bashku me kryetarin e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Erolld Belegun e shpalosën edhe planin dhe programin e përgatitjeve deri në ndeshjen e parë kualifikuese, e cila do të luhet më 31 gusht kundër Sllovenisë si mysafire.
Erolld Belegu, kryetar i FBK-së:
“Ne si federatë jemi munduar maksimalisht që në bashkëpunim me përzgjedhësin të punojmë në ndërtimin e një skuadre të denjë dhe besoj se pjesërisht e kemi arritur një gjë të tillë, edhe pse nuk ia kemi dal t’i sjellim në radhët tona edhe disa prej emrave që kemi shpresuar shumë në ta. Bëhet fjalë për Lis Shoshin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili mua personalisht më ka zhgënjyer më së shumti, pastaj Erjon Kastratin dhe Gëzim Morinën, të cilët janë ftuar në listën e gjerë të Sllovenisë, pastaj Kenan Sipahiun, i cili gjithashtu është pjesë e listës së gjerë të Turqisë. Këtu hyn edhe Besnik Bekteshi, i cili është pjesë e kombëtares B të Gjermanisë.
Pavarësisht mungesës së këtyre emrave, ne në listë kemi të tjerë basketbollistë të nivelit të lartë, të cilët besojmë se janë të denjë të bartin fanellën e kombëtares tonë dhe të cilët për disa vite me sukses do të kontribuojnë në ndërtimin e një kombëtare të fortë”, ka deklaruar numri 1 i FBK-së.
Në anën tjetër përzgjedhësi i Kosovës, Arben Krasniqi pasi e prezantoi listën e e gjerë të lojtarëve të cilët do ti ftojë në përgatitjet për kualifikime për Eurobasket 2017, ai ka folur edhe për synimet që i ka me këtë skuadër.
“I kam ftuar 19 basketbollistë në listën e gjerë, ku secili prej tyre do të luftojë për të sigurojë një vend në 12-shen përfundimtare. Jemi Më 7 korrik në Prishtinë do të fillojmë përgatitjet, për të vazhduar më pas edhe me ndeshjet miqësore, ku kemi arritur që t’i aranzhojmë 11 të tilla. Mendoj se jemi në rrugë të mirë për ndërtimin e një kombëtare të fortë. Jemi të vetëdijshëm se nuk do të jetë lehtë, por me mobilizimim e përgjithshëm të të gjithë besoj se do t’ia dalim me sukses të realizojmë qëllimin tonë. Ne jemi një skuadër e re, por kjo nuk do të thotë se në parket do të hyjmë vetëm sa për të luajtur, përkundrazi ne do të bëjmë përpjekje maksimale që të tregojmë lojëra të mira, posaçërisht para shikuesve tanë këtu në Kosovë. E dimë se grupi nuk është aspak i lehtë, pasi bëjnë pjesë Sllovenia, Ukraina dhe Bullgaria, por kjo ne nuk na dëshpëron, por na motivon edhe më shumë për të treguar basketboll sa më cilësor në përballje me këto skuadra”.
Në Kombëtaren e Kosovës, në ndeshjet e kualifikimeve, do të përfshihen edhe dy lojtarë amerikan, të natyralizuar, emrat e të cilëve do të bëhen publik pas përfundimit të procedurave të natyralizimit dhe dekretimit nga Presidenti i Republikës.
Basketbollistët:
1. Jaren Sina George Washington University
2. Elio Sadiku Cognac France
3. Fahri Breca Recklinhausen
4. Leonard Mekaj Peja
5. Dardan Berisha Prishtina
6. Edmond Azemi Prishtina
7. Granit Rugova Bashkimi
8. Egzon Gjonbalaj Brooklyn College
9. Alban Veseli Peja
10. Yll Kaçaniku IstanbulSpor
11. Arif Mehmetaj Daemen College
12. Drilon Hajrizi Peja
13. Samir Zekiqi Peja
14. Fisnik Rugova Peja
15. Nadi Beciri Farleigh Dickinson University
16. Blerim Mazreku
17. Gazmend Sinani Prishtina
18. Urim Zenelaj Ylli
19. Victor Ljuljdjuraj Hoverla
Përzgjedhësi Arben Krasniqi në këto përgatitje në shtabin teknik në periudha të ndryshme gjatë përgatitjeve dhe kualifikimeve do të ketë edhe përkrahjen e këtyre trajnerëve:
Tim Maloney – Baylor University
Mergin Sina – Gill St. Bernard High School
Elhad Emërllahu – Neëman University
Andin Rashica – Sigal Prishtina
Ndeshjet miqësore
30 dhe 31 korrik – dy ndeshje me Maqedoninë
5 dhe 6 gusht – dy ndeshje me Estoninë
10 – 17 gusht pesë ndeshje me ekipet e kolegjeve në Milano të Italisë:
Kosova – Mississipi State
Kosova – Kansas State
Kosova – Missouri
Kosova – Athletes in Action
Kosova – Cedarville
25 gusht Qipro – Kosova
25 gusht Katari – Kosova
Kosova në këto kualifikime është pjesë e grupit E së bashku me Slloveninë, Ukrainën dhe Bullgarinë dhe do ti zhvillojë ndeshjet sipas këtij orari:
31 gusht 2016 Sllovenia – Kosova
03 shtator Kosova – Ukraina
07 shtator Bullgaria – Kosova
10 shtator Kosova – Sllovenia
13 shtator Ukraina – Kosova
17 shtator Kosova Bullgaria