9 May 2019
Rahoveci nesër mbrëma do të zhvillojë ndeshjen e fundit të stinorit para publikut të vetë në palestren sportive “Mizahir Isma”.
Z Mobile Prishtina ka epërsi 2-1 në serinë finale dhe në rast të fitores së bardhekaltërve, ata do të shpallen kampione të Kosovës për stinorin 2018/2019.
Në rast të barazimit, ndeshja e fundit përcaktuese do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.