Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Rexha: Liga e përbashkët, gjëja më e mirë për basketbollistët vendorë

  • Rexha: Liga e përbashkët, gjëja më e mirë për basketbollistët vendorë
30 July 2020

Në edicionin e ri pritet të fillojë edhe Liga e përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë. Në këtë ligë do të luajnë katër skuadrat më të mira nga Kosova dhe katër më të mirat nga Shqipëria.

Federata e Basketbollit e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë janë afër nënshkrimit të marrëveshjes.

Kjo ide është pritur shumë mirë nga komuniteti i basketbollit në Kosovë, sidomos nga basketbollistët.

Kapiteni i Rahovecit, Bardh Rexha ka folur rreth idesë për Ligën e përbashkët. “Sa i përket Ligës së përbashkët, është gjëja më e mirë për basketbollistët vendor. Edicioni i fundit ishte mjaft i suksesshëm për mua personalisht, sepse jam paraqitur në të gjitha ndeshjet dhe duke më afirmuar më shumë për të ardhmen, ku falënderoj trajnerën dhe klubin e Rahovecit.

Ideja është e qëlluar për një garë të përbashkët, ku besojmë se, do të luajmë pa presion të gjitha skuadrat dhe tu jepet më shumë përparësi lojtarëve të rinj.

Klubet e Kosovës shpresoj se do t’i japin më shumë rëndësi lojtarëve të rinj, duke i inkuadruar në çdo ndeshje dhe duke pasur minutat e nevojshëm”, është shprehur Rexha për faqen zyrtare të FBK-së.

Ai është paraqitur edhe për grupmoshat e reja të Kosovës.