Riinvest Prishtina e ka fituar Kupën e Kosovës edhe në grupmoshën U-16 në ndeshjen finale të luajtur të dielën në palestrën "Shani Nushi" në Gjakovë.
Prishtinasit në finale e kanë mposhtur ekipin e Trepcës nga Mitrovica me shifrat 66:52.
Skuadra nga kryeqyteti ka dominuar prej fillimit e deri në fund të takimit dhe kështu pa ndonjë vështirësi të madhe ka arritur deri te trofeu i Kupës së Kosovës.
Në fund kupën kapitenit të skuadrës fituese, Dion Pllanës ia dorëzoi u.d. Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, derisa medaljet për ekipet finaliste i ndanë, Burim Koshi, anëtar i Bordit të FBK-së dhe Tone Krump, kryetar i Këshillit Profesional të FBK-së.
Ndërkaq MVP i Final Four-it për grupmoshën U-18 është shpallur basketbollisti i Riinvest Prishtina, Deniz Simninca. Trofeun e MVP-së Ratkocerit ia dorëzoi Elvira Dushku, u.d. Sekretare e Përgjithshme e FBK-së.
Në gjysmëfinale Riinvest Prishtina ishte skuadër më e mirë se Vëllaznimi, kurse Trepca ka triumfuar kundër Vushtrria Basket në një ndeshje mjaft dramatike, ku me shënimin e një trepikëshi nga ana e mitrovicasve kur kishin mbetur edhe 3,6 sekonda lojë edhe u përcaktua fituesi i këtij dueli.