Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Rrëfimi i Mehmetit, si u kthye nga Londra për ta shpallur Trepçën kampion

  • Rrëfimi i Mehmetit, si u kthye nga Londra për ta shpallur Trepçën kampion
26 August 2020

Një nga basketbollistët më cilësorë në vendin tonë pa dyshim ishte Artan Mehmeti. Basketbollisti nga Mitrovica ishte idhull për tifozët e Trepçës, por gëzonte respekt në tërë Kosovën.

Në një intervistë për faqen zyrtare të FBK-së, Mehmeti ka treguar se si filloi të merret me basketboll, duke braktisur futbollin, gjithashtu si u kthye nga Londra për ta shpallur Trepçën kampion. Ai flet edhe për kundërshtarin më të vështirë që është ballafaquar.

Si vendose të luaje basketboll?

Mehmeti: Ka qenë ndeshja e All-Star Game e vitit 1989 kur e kam parë për herë të parë “Air Jordanin” duke luajtur edhe në moment gjithçka ndërroi tek unë. Prej futbollistit mesfushor kreativ kalova në basketboll.

Cili ka qenë idhulli yt në fëmijëri?

Mehmeti: Pa dyshim Michael Jordan. Si shumica e fëmijëve në atë kohë edhe unë kisha dëshirë të bëhesha si “Air Michael Jordan”.

Cili ka qenë trofeu më i rëndësishëm për ty dhe pse?

Mehmeti: Trofeu më i rëndësishëm për mua është i sezonit 2000/2001 me Trepçën, ku unë në atë kohë kam lënë Londrën për tu kthyer në klubin e zemrës, aty ku më është plotësuar ëndrra të luaja para 4500 shikuesve dhe për asnjë moment nuk jam penduar që jam kthyer dhe kam vazhduar t’i jetësoj ëndrrat e mia në basketbollin e Kosovës.

Cilën ndeshje nuk mund ta harrosh asnjëherë?

Mehmeti: Ka shumë ndeshje që nuk i harroj, sidomos finalet e shumta të fituara, por edhe ato që i kam humbur. Ndoshta loja kundër Pejës në Pejë kur pas një disavantazhi prej 16 pikësh në çerekun e fundit arrijmë të fitojmë në një fund dramatik.

Cili ka qenë kundërshtari më i vështirë që je ballafaquar?

Mehmeti: Pa dyshim Samir Shaptahoviq. Kur ishte i ri dhe unë në perëndim të karrierës. Ishte si “Pitbull”. Problem ishte ta kaloja mesin e fushës prej tij. Vetëbesimi i tij ishte në qiellin e shtatë. Super basketbollist, por djalosh edhe më i mirë.

Sa të mungon basketbolli dhe atmosfera nga koha kur ke luajtur?

Mehmeti: Basketbolli më mungon shumë. Gjithçka rreth basketbollit profesionist më mungon, duke filluar prej stërvitjeve dy herë në ditë, adrenalina para derbive më mungon shumë, atmosfera e publikut kur thërrisnin emrin tonë. Me mungojnë bashkëlojtarët. Edhe pse mundohem ta kompensojë me basketboll për qejfi me shokë edhe tash dy herë gjatë javës.

Cili është mesazhi për lojtarët e rinj që duan të merren me basketboll?

Mehmeti: Mesazhi im është që të ndjekin ëndrrat e tyre, basketbolli është sport shumë i mirë. Sporti në përgjithësi është shumë fitimprurës, duke filluar prej shëndetit, shoqërisë pse jo edhe nga ana materiale nëse bëhen sportist kulminant.