Sigal Prishtina ka arritur të triumfoj të mërkurën mbrëma në palestrën "Sezai Surroi" në Prizren ndaj Bashkimit me rezultat 78:73 në ndeshjen e dytë finale të play-off-it të Superligës së Kosovës në basketboll.
Bashkimi pati shënuar fitore në ndeshjen e luajtur në fundjavën që e lamë pas në kryeqytet, ndërsa tani Sigal Prishtina fitoi në Prizren dhe kështu është barazuar seria finale.
Mw tw dalluarit nw radhwt e bardhekaltwrve ishin Mike Moser me 21 pikw, 10 kwrcime e 3 asistime dhe Jabarie Hinds me 13 pikw.
Në anën tjetër te portokallinjtë më efikasit ishin Justin Black me 22 pikë dhe Kayel Locke me 15 pikë.
Ndeshja e tretë finale do të luhet të premten në Prishtinë me fillim nga ora 19:00.
Skuadra që shënon tri fitore do të shpallet kampione e Kosovës.