Sigal Prishtina e ka nisur furishëm mbrojtjen e titullit në elitën e basketbollit të Kosovës, duke e mposhtur në xhiron hapëse Bashkimin me rezultat bindes 89:54.
Kryeqytetasit e nisën furishëm periudhën e parë duke shënuar plotë 13 pikë për pesë minuta lojë, ndërsa nga ana tjetër Bashkimi pikët e para i shënoi pas pesë minutash për rezultatin 13:2.
Prishtinasit e rritën epërsinë e tyre në fund të çerekut të parë, dhe e përfunduan 10-të minutëshin me rezultat 32:9.
Dardan Berisha me 20 pikë dhe Andrew Lawrence me 25 pikë shënuan mbi gjysmën e pikëve të skuadrës, për fitoren e parë të stinorit në Superligën e Kosovë në Basketboll.
Në anën tjetër te Bashkimi përforcimet Aleksandar Gruev dhe Ljubo Shamadan u dalluan me 12 pikë të shënuara, së bashku me Mikaile Tmusicin që shtoj 11 pikë të tjera.