16 October 2013
Skuadra fituese e Kupës së Kosovës në basketboll, Sigal Prishtina, ka nisur aventurën ndërkombëtare me fitore.
Debutimi i prishtinasve në ligën ballkanike ka kaluar më së miri që është e mundur, ku me kohë ekipi i Ceyhun Cabadak ka arritur të merr lojën duke e shënuar fitoren në fund.
Kendrick Jones shënoi 21 pikë, Fisnik Rugova 12, ndërsa Tay Waller 11 sosh në fitoren e Sigal Prishtinës në debutimin e saj të ligës ballkanike.
Në fund, Kumanova-Sigal Prishtina 78-89.