Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Sigal Prishtina pësoi disfatë nga Beroe

  • Sigal Prishtina pësoi disfatë nga Beroe
10 January 2017

Bardhekaltrit të martën mbrëma në kryeqytet janë mposhtur nga skuadra bullgare, Beroe vetëm pas vazhdimeve me rezultat 94:86 (20:23,28:13, 17:27, 16:18, 13:5) në kuadër të Grupit A në Ligën Ballkanike (BIBL).

Ishte kjo një tjetër ndeshje dramatike në këtë garë, në të cilën fituesi u përcaktua në sekondat e fundit dhe atë të kohës shtesë.

Mysafirët ishin në epërsi në cerekun e katërt, por më pas nikoqirët këndellën dhe arritën ta barazojnë rezultatin, ndërsa kishin mundësi edhe të fitonin, por ndeshja shkoi në vazhdime.

Në pesë minutat shtesë ishte Beroe, ajo skuadër që luajti më mirë dhe kështu e mbylli takimin me 8 pikë dallim, duke e realizuar kështu një fitore shumë të rëndësishme në rrugë për të siguruar një vend në fazën e dytë të Ligës Ballkanike. Në xhiron e radhës bullgarët janë nikoqirë të Teodo-s nga Tivati i Malit të Zi dhe triumfi eventual në këtë ndeshje do t’ua siguronte 100% kualifikimin për më tutje në BIBL.

Në anën tjetër misioni i kampionëve të fuqi të Ligës Ballkanike, Sigal Prishtinës për të siguruar një vend në fazën e dytë tashmë është bërë edhe më i vështirë. Bardhekaltrit duhet të fitojnë në tri ndeshjet e mbetura në mënyrë që të shpresojnë për kualifikim tutje. Të enjten Sigal Prishtina është nikoqire e Kozuv-it nga Gjevgjelia e Maqedonisë.

Tihomir Zhelev dhe Brandis Raley Ross me nga 19 pikë secili ishin koshashënuesit më të mirë te fituesit, kurse Tencho Tenchev ka kontribuar me 15 pikë.

Drilon Hajrizi pati paraqitje shumë të mirë për nikoqirët me 26 pikë e 7 kërcime. Jabarie Hinds ka shtuar 24, kurse Nenad Deliq ka kontribuar me 13 pikë e 6 kërcime.