Sigal Prishtina të martën me fillim nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet e pret Kozuv-in nga Gjevgjelia e Maqedonisë në kuadër të xhiros së katërt të Grupit D në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BIBL).
Bardhekaltrit në tri xhirot e para kanë bilanc pozitiv, pasi kanë triumfuar në të gjitha duelet, derisa në ndeshjen e parë të luajtur si mysafir ndaj Kozuv-it më 3 shkurt kanë shënuar fitore me shifrat 87:75.
Në anën tjetër maqedonasit në tri xhirot e para kanë regjistruar bilanc prej 2 humbje e 1 fitore.
Dardan Berisha, basketbollist i Sigal Prishtinës: “Unë mendoj se do të jetë një ndeshje shumë e fortë. Është e vërtetë se e kemi mposhtur Kozuv-in në takimin e parë me 12 pikë dallim, por kjo është ndeshje tjetër pasi Kozuv-i ka ndryshuar si skuadër, si në përbërje ashtu edhe në shtabin teknik, pasi në krye të saj tani është ish-trajneri ynë, Marjan Ilievski. Kozuv-i ka nevojë për fitore me çdo kusht pasi i nevojitet për të shpresuar për një vend në gjysmëfinale, andaj basketbollistët e saj pritet të jenë shumë të motivuar. Në anën tjetër ne me një fitore eventuale ndaj tyre do ta vulosnim pjesëmarrjen në gjysmëfinale të Ligës Ballkanike. Kjo do të thotë se edhe ne jemi shumë të motivuar për të triumfuar. Unë po ashtu besoj se edhe tifozët do të jenë në numër sa më të madh në palestër për të na përkrahur në rrugëtimin tonë në këtë ligë. Edhe pse në këta dy muajt e parë të vitit kemi qenë shumë të ngarkuar me ndeshje të forta si në garat vendore ashtu edhe në Ligën Ballkanike unë kam besim të madh në skuadër dhe jam optimist se do të vazhdojmë me fitore”.
E martë
Sigal Prishtina – Kozuv 19:00
E mërkurë
Levski 2014 – Peja 17:00
Teodo – Bashkimi 18:00
Grupi C
1. Teodo 3-0 6
2. Beroe 2-1 5
3. Mornar 1-2 4
4. Bashkimi 0-3 3
Grupi D
1. Sigal Prishtina 3-0 6
2. Kozuv 1-2 4
3. Peja 1-2 4
4. Levski 1-2 4