Sonte zhvillohet miqësorja e dytë mes Kosovës dhe Shqipërisë. Takimi zhvillohet nga ora 18:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Sfida zhvillohet me dyer të mbyllura, vetëm për mediat e interesuara.
Kosova dhe Shqipëria luajtën miqësore edhe një ditë më parë, ku Dardanët shënuan fitore 98:85.
Këto takime i shërbejnë përzgjedhësit Damir Mulaomeroviq të shoh formën e lojtarëve dhe të përgatit ekipin sa më mirë për ndeshjet zyrtare që zhvillohen gjatë muajit gusht.
Kosova ështënë grup me Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe në parakualifikimet e Eurobasket 2021, ku fituesi kalon në rrethin e ardhshëm.