Sot me fillim nga ora 20:30 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren do të zhvillohet ndeshja e dytë finale e play-offit të Ligës së Dytë të Meshkujve, ku do të takohen New Basket dhe Megasport.
Aktualisht Megasport udhëheq me seri 1:0 dhe në rast se sot shënon fitore, atëherë do të shpallet kampion i Ligës së Dytë dhe me këtë rast do ta siguroj një vend në Ligën e Parë të Meshkujve që nga edicioni i ardhshëm.
Ndërkaq nëse New Basket arrin të triumfoj sot, atëherë ndeshja e tretë finale do ta përcaktoj kampionin e kësaj lige.
Humbësi i finales do të luaj në play-out me ekipin e parafundit të Ligës së Parë për një vend në këtë ligë që nga edicioni i ardhshëm.