Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Sot nisin ethet e finales së madhe në Superligën e Kosovës

  • Sot nisin ethet e finales së madhe në Superligën e Kosovës
8 May 2016

Sot në “Karagaci” nisin ethet e finales së madhe të play-off-it në Superligën e Kosovës në basketboll ndërmjet Pejës dhe Sigal Prishtinës.

 

Peja është nikoqire e Sigal Prishtinës në ndeshjen që do të zhvillohet me fillim nga ora 19:30.

 

Dy skuadrat kërkojnë titullin e kampionit. Pejanët e dëshirojnë titullin, pasi nuk arritën të fitojnë Kupën, dhe nuk u kualifikuan as në gjysmëfinale të Ligës Ballkanike, derisa prishtinasit kërkojnë trofeun e tretë për këtë edicion pas Kupës dhe Ligës Ballkanike.

 

Ndeshja e parë finale e  sonte në “Karagaçi” nga ora 19:30, derisa dy takimet e ardhshme do ë zhvillohen në kryeqytet.

 

Skuadra që shënon tri fitore do të shpallet kampione e Kosovës për edicionin 2015/16. Kampione në fuqi është skuadra nga kryeqyteti.

 

 

Drilon Hajrizi, basketbollist i Pejës: “Kjo është pjesa kryesore e kampionatit, pasi gjithë vitin luftohet për këtë trofe. Jam shumë i kënaqur që jam pjesë e kësaj finale dhe jam i bindur që do të jetë një finale shumë e nxehtë. Të gjitha ndeshjet e kampionatit kanë përfunduar me dallime shumë të vogla në rezultat, kështu që mendoj se edhe takimet finale do të jenë shumë interesante dhe dramatike, ku fituesi nuk do të dihet deri në fund. Ne jemi përgatitur maksimalisht. E njohim kundërshtarin. I dimë pikat e rrezikshme të Prishtinës dhe kemi punuar shumë që të mos kemi probleme gjatë lojës. Ne kemi një ekip me përvojë, ku shumë lojtarë kanë luajtur edhe në kaluarën finale të këtij rangu dhe nuk mendoj se do të kemi problem presionin. Prishtina ka një ekip shumë të mirë, por mendoj se jemi më të mirë si ekip, dhe shpresoj se në fund do të shpallemi kampion”.  

Edmond Azemi, kapiten i Sigal Prishtinës: “Takimet ndaj Pejës asnjëherë nuk janë të lehtë. Ata kanë një ekip shumë të mirë dhe këtë e kanë dëshmuar gjatë gjithë edicionit. Kjo është faza më e nxehtë e kampionatit dhe sigurisht që finalet janë të paparashikueshme dhe luhen deri në sekondat e fundit të ndeshjes, duke e bërë kështu edhe më të vështirë. Edhe pse do të jetë e vështirë, pasi ata luajnë në shtëpi, ne do të kërkojmë t’i mposhtim dhe të arrijmë të fitojmë titullin e kampionit që është edhe synimi ynë”.