Tëmartënkrerët e FederatëssëBasketbollittëKosovës (FBK) me nëkryekryetarin Arben Fetahun, kanëpriturgazetarëtsportivëtëKosovës.
Qëllimiikëtijtakimiishtebashkëpunimimes FBK-sëdhemediavenëKosovë, sidhemënyra se sitëthellohetedhemëshumëkybashkëpunim.
Kryetari i FBK-së ka falënderuar të gjitha mediat për përkrahjen që i kanë dhënë basketbollit deri më tani, derisa ka kërkuar edhe një opinion nga gazetarët e pranishëm, se si ky bashkëpunim të thellohet edhe më shumë.
Fetahu është interesuar për vështirësitë që i kanë mediat në Kosovë dhe si FBK-ja mund të jetë më afër mediave në ofrimin e lajmeve.
I pari i FBK-së ka përmendur edhe punën që po bëhet, jo vetëm në Superligën e Meshkujve, por edhe në Superligën e Femrave dhe Ligën e Parë që transmetohen ‘LIVE’ me statistika, si dhe me gjenerata të reja, ku është duke u investuar shumë, pasi është e ardhmja e vendit, e njëkohësisht edhe me gjyqtarë dhe trajnerë vendorë, të cilët po marrin pjesë në seminare të ndryshme ndërkombëtare.
Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku është zotuar se Federata do të jetë afër mediave dhe kërkesave të tyre, derisa është shprehur e gatshme për të bashkëpunuar edhe më tutje.
Nga ana tjetër, gazetarët sportivë kanë falënderuar FBK-në për gatishmërinë që të punojë me media dhe të jetë më afër tyre.
EdmondThaqi, Artan Muhaxhiri, Agon Fehmiu, Lart Hoxha, Jon Ajeti, Dukagjin Rudari dhe LorikGashi, kanë dhënë ide të ndryshme, që basketbolli i Kosovës të jetë më shumë i pranishëm në mediat vendore, por edhe kanë treguar vështirësitë me të cilat ballafaqohen çdo ditë.
Në fund tëtakimittëdypalëtjanëpajtuarqëbashkëpunimitëvazhdojëedhemëtutjedhe FBK-ja gjithmonë do tëjetëafërmediavepërçfarëdonevojeqëkanë.
Ndërkohë, gjatë ditëve të ardhshme do të nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit mes FBK-së dhe Shoqatës së Gazetarëve Sportivë të Kosovës, ku gazetarët sportivë të Kosovës do të përcjellin nga afër Kosovën A në ndeshjet që i zhvillon si mysafirë.