Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Të dielën Kosova nikoqire e Polonisë

  • Të dielën Kosova nikoqire e Polonisë
30 June 2018

Të dielën me fillim nga ora 20:30 në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, Kosova është nikoqire e Polonisë në kuadër të Dritares së Tretë të kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës “Kina 2019”.

Kosova të enjten është ballafaquar me Hungarinë, në të cilën ndeshje kanë triumfuar mysafirët me rezultat 81:65.

Përfaqësuesja e jonë në këto ndeshje është duke u paraqitur e hendikepuar me mungesë të vëllezërve Rugova, Granit dhe Fisnik, Altin Morinës, pasi që të tre kanë përjetuar aksident trafiku në vikendin e kaluar, në të cilin aksident e ka humbur jetën basketbollisti Gazmend Sinani.

Hyrja për këtë ndeshje do të jetë falas, ndërsa FBK fton publikun që të jenë të pranishëm në numër sa më të madh në përkrahje të djelmoshave tanë.

Në Grupin C bëjnë gara Lituania, Kosova, Hungaria dhe Polonia. Prej secilit grup do të jenë tri skuadra që do të vazhdojnë garat në raundin e radhës.