Kryendeshja e xhiros së tetë në Ligën e Femrave në basketboll do të zhvillohet të dielën me fillim nga ora 20:00 në “Karagaçi” të Pejës, ku Penza e pret Penti Prishtinën.
Në këtë përballje pritet të zhvillohe rivalitet i madh ndërmjet vashave pejane dhe atyre prishtinase, ku në njërën anë pritet që Valbona Bytyqi të udhëheq Penzën dhe në anën tjetër Arbnore Perquku pritet të dirigjojë lojën e Prishtinës.
Të dy ekipet nuk e kanë regjistruar asnjë humbje në këtë edicion dhe andaj ajo skuadër që do të shënoj fitore do të dimëroj në pozitën e parë në renditjen tabelare të Ligës së Femrave.
Kampione në fuqi janë basketbollistet bardhekaltra, derisa pejanet janë fituese të Kupës së Kosovës për edicionin e kaluar.
E shtunë
Kastrioti – Drita 11:00
Vëllaznimi – Sfera 15:00
E diel
Vushtrria – Trepça
Penza – Penti Prishtina 20:00
Bashkimi pushon