Ndeshja e parë gjysmëfinale e “play-off”-it në Superligën e Kosovës ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Bashkimit nga Prizreni do të luhet të hënën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet duke filluar nga ora 19:00.
Bardhekaltrit kanë dominuar ndaj prizrenasve në fazën e rregullt të edicionit, pasi kanë regjistruar bilanc prej tri fitore e një humbje karshi portokallinjve, derisa i kanë mundur edhe një herë në gjysmëfinale të Ipko Kupës së Kosovës.
Sidoqoftë sa herë janë takuar këto dy skuadra gjatë këtij edicioni kanë sjell basketboll cilësor dhe rivalitet të theksuar në parket, andaj edhe kësaj radhe pritet që të ndodh e njëjta gjë.
Ndërkohë në gjysmëfinalen tjetër, atë në mes të Pejës dhe Trepçës fitore ka regjistruar skuadra verdhezi me rezultat 88:50. Ndeshja e dytë do të luhet në këtë mesjavë në palestrën “Minatori” të Mitrovicës.