Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Të shtunën tjetër grumbullim i Përfaqësueses U-16

  • Të shtunën tjetër grumbullim i Përfaqësueses U-16
30 March 2017

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës U-16, Ibrahim Karabeg dhe ndihmësi i tij, Lorik Kllokoqi i kanë ftuar në grumbullimin e radhës basketbollistët e listës së gjerë të kësaj grupmoshe.
Stërvitja e radhës do të mbahet të shtunën (01.04.2017) me fillim nga ora 12:00 deri në 14:00 në palestrën e sportit të gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë.
Në fakt të shtunën janë ftuar vetëm lojtarët e lindur në vitin 2001, për shkak se ata të 2002 e më të rinj në këtë fundjavë do të jenë pjesë e kampit që do të organizohet në “Marigona Residence” në Prishtinë, me ç’rast do të përzgjedhën 13 basketbollistë nga 36 sa janë gjithsej për të marr pjesë në turneun ndërkombëtar që në fund të muajit prill do të organizohet në Rumani në kuadër të projektit të FIBA Europe për zhvillim të gjeneratave të reja.
Duhet theksuar se Përfaqësuesja U-16 do të bëjë gara në Kampionatin Evropian U-16, Divizioni B në Sofje të Bullgarisë prej 10 deri më 19 gusht.
Kosova është në Grupin D së bashku me Gjeorgjinë, Britaninë e Madhe, Luksemburgun, Maqedoninë dhe Bullgarinë.

Lista e gjerë (2001):
1. Nderim Ratkoceri
2. Art Imeri
3. Denis Babushaj
4. Ardit Demaj
5. Donat Musa
6. Engjyll Morina
7. Adonis Krasniqi
8. Vehbi Berisha
9. Endrit Berisha
10. Genc Sedreni
11. Endrit Ibrahimi
12. Drin Krasniqi
13. Arb Daku
14. Ermal Bojku