Kombëtarja A e Kosovës falë dy kompanive turke, bankës TEB dhe firmës Atlantic Group, që janë edhe sponsorë gjeneral të ekipit tonë kombëtar, ka arritur të përgatitet në mënyrën më të mirë të mundshme për kualifikimet historike të Eurobasket 2017.
Kosova gjatë fazës përgatitore i ka zhvilluar edhe 9 ndeshje miqësore, të gjitha jashtë vendit, të cilat kanë pasur shpenzime të mëdha, por me ndihmën e këtyre dy kompanive turke FBK ia ka dal me sukses të realizojë planin dhe programin e Kombëtares A sa i përket zhvillimit të miqësoreve.
Kosova të mërkurën me fillim nga ora 20:00 do ta zhvillojë ndeshjen debutuese në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian kundër Sllovenisë në Ljublanë.