Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Tetë skuadra në garë për trofeun e artë

  • Tetë skuadra në garë për trofeun e artë
  • Tetë skuadra në garë për trofeun e artë
  • Tetë skuadra në garë për trofeun e artë
10 February 2020

Nga 11 deri më 15 shkurt, Rahoveci do të jetë arenë e basketbollit, ku do të zhvillohen ndeshjet e Final 8.  

Tetë skuadra do të luftojnë për trofeun e artë të Kupës. Gjithashtu do të garohet edhe për Kupën në Ligën e Parë, si dhe në konkurrencën e femrave, ku tashmë dihet finalja Mabetex Prishtina-Bashkimi. 

Ndeshjet pritet të jenë shumë interesante dhe dramatike. Atmosfera do të jetë e jashtëzakonshme në tribuna, me tifozëritë që kanë konfirmuar se do të udhëtojnë të përkrahin skuadrën e zemrës.  

Organizatorët kanë premtuar se ky Final 8 do të jetë i jashtëzakonshëm, si asnjëherë më parë. Kjo është hera e dytë radhazi që Final 8 i Kupës mbahet në Rahovec.  

Skuadrat kanë premtuar se do të japin maksimumin në Final 8, duke i kushtuar rëndësi të madhe trofeut të Kupës.  

Protagonistët kanë folur për faqen zyrtare të FBK-së për synimet e tyre në Kupë. 

Edmond Azemi, kapiten i Sigal Prishtinës: 

“Synimi ynë është të fitojmë trofeun e çmuar. Nuk do ta kemi aspak lehtë, për shkak se, edhe skuadrat tjera janë shumë të forta. Takimin e parë e kemi ndaj GoldenEagle Yllit, që nuk është lehtë. Ne jemi përgatitur për garat e Kupës. Ky trofe ka shumë rëndësi për ne dhe udhëtojmë me synime për ta fituar. Shpresoj se do t’ia arrijmë qëllimit në fund”.  

Bardh Rexha, kapiten i Rahovecit: 

“Jemi falënderues Federatës së Basketbollit të Kosovës që na është besuar sërish organizimi i Kupës në Rahovec. Ne jemi duke u përgatitur maksimalisht, pasi jemi edhe organizator dhe besoj se Kupa do të mbetet në Rahovec. Ne jemi përgatitur maksimalisht për garat e Kupës, një trofe shumë i rëndësishëm për ne”. 

ArbnorRifati, trajneri i Ponte Prizrenit: 

“Synimet tona janë që të jemi së paku në gjysmëfinale, e më pastaj do të shohim. Do të japim maksimumin tonë”, është shprehur Rifati për faqen zyrtare të FBK-së. 

IllmenBajra, trajneri i Bashkimit: 

“Jemi në përgatitje e sipër, sepse kemi edhe një ndeshje në Superligë. Jemi duke i njohur të gjithë kundërshtarët e mundshëm për Final 8. Besoj se synimet e skuadrës janë të arrijë sa më lartë. Duke marrë parasysh që Kupa është mundësia më e mirë dhe më e shpejtë për tu stolisur me një trofe, do të japim maksimumin për të arritur një gjë të tillë”. 

Dardan Berisha, basketbollist i Pejës: 

“Si çdo skuadër, edhe ne shpresojmë të fitojmë trofeun e Kupës. Nuk do të jetë aspak lehtë, për shkak se edhe skuadrat tjera janë cilësore dhe kanë bërë përforcime për stinorin vjeshtor. Shpresoj se do të shohim lojëra të bukura dhe të jetë një atmosferë e bukur e basketbollit, derisa shpresojmë që në fund të festojmë ne”. 

Samir Zekiqi, basketbollist i GoldenEagle Yllit: 

“Ne jemi përgatitur maksimalisht për garat e Kupës. Synimet tona janë gjithmonë që të fitojmë, sepse e kemi cilësinë. Gjithashtu atmosfera në skuadër dhe në qytetin e Therandës është e mrekullueshme. Kemi trajnerin më të mirë në ligë dhe do të luftojmë deri në fund, që të fitojmë dy trofetë e basketbollit kosovar”. 

Besnik Azemi, basketbollist i Trepçës: 

“Final 8 ka shumë rëndësi për Trepçën. Në ndeshjen kundër Rahovecit udhëtojmë për të dhënë maksimumin që e kemi si ekip. E kemi parasysh që Rahoveci është vendas dhe ka motiv shtesë, mirëpo ne shkojmë për fitore. Ndeshjet janë eliminuese dhe secili ekip ka gjasa të vazhdojë tutje, sidomos në këtë vit, ku liga është shumë e niveluar”. 

Ergin Grosha, basketbollist i Feronikelit: 

“Duke marrë parasysh që është pjesëmarrja e parë e klubit në Final 8, jemi shumë të motivuar për Kupë. Deri më tani kemi zhvilluar ndeshje shumë të mira dhe pse mos të jemi befasia e Kupës”. 

Orari

E martë, 11 shkurt

14:00 Vëllaznimi - Istogu (Kupa e Ligës së Parë)

16:30 Grupi D Peja – Ponte Prizreni

19:00 Grupi A Rahoveci – Trepça

E mërkurë, 12 shkurt

14:00 AS Prishtina – Drita (Kupa e Ligës së Parë)

16:30 Grupi B Bashkimi – Feronikeli

19:00 Grupi C Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli

E enjte, 13 shkurt

14:00 Finalja e Ligës së Parë

16:30 Gjysmëfinalja e Parë

19:00 Gjysmëfinalja e Dytë

E shtunë, 15 shkurt

17:30 Finalja e Femrave

20:30 Finalja e Kupës së Kosovës