Trepca e ka regjistruar fitoren e dytë në Superligën e Kosovës pasi sonte në palestrën “13 Qershori” në Therandë e ka mundur Golden Eagle Yllin me shifrat 99:66 (20:20, 13:27, 18:27, 15:25).
Therandasit ishin rivalë të barabartë me mitrovicasit vetëm në 10 minutat. e para e këtë e tregon edhe rezultati në këtë pjesë të lojës 20:20, por më pas mysafirët ia dolën të shkëputen në rezultat dhe të realizojnë fitore në fund me 33 pikë epërsi.
Më i dalluari te Trepca ishte Mishe Dimini me 16 pikë e 4 kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli më efikasi ishte Malcolm Canada me 25 pikë, 4 kërcime e 4 asistime.
Në ndeshjen tjetër të zhvilluar sot në kuadër të xhiros së dytë të elitës së basketbollit kosovar, fitore ka shënuar Bashkimi kundër Kerasan Prishtinës me rezultat 83:45.
Ndërkaq takimi i fundit i kësaj xhiroje ai në mes Vllaznimit dhe Rahovecit do të luhet të martën me fillim nga ora 19:00.