Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Trepça për “hakmarrje”, Bashkimi për të vazhduar ecurinë pozitive

  • Trepça për “hakmarrje”, Bashkimi për të vazhduar ecurinë pozitive
  • Trepça për “hakmarrje”, Bashkimi për të vazhduar ecurinë pozitive
15 December 2016

Në xhiron e 12-të në Superligën e Kosovës në basketboll në program është derbi ndërmjet Trepçës dhe Bashkimit, që do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 19:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Skuadra nga Prizreni aktualisht është lidere e renditjes tabelare me 19 pikë, ku nga 10 ndeshje ka realizuar 9 fitore e 1 humbje.

Në anën tjetër Trepça ka grumbulluar 18 pikë, me bilanc prej 11 ndeshjeve të zhvilluara, 7 fitore e 4 humbje.

Në duelin e parë të luajtur ndërmjet këtyre dy ekipeve fitore kanë shënuar prizrenasit me shifrat 63:51.

Duke marr parasysh rivalitetin ndërmjet këtyre dy klubeve, atëherë pritet që të shtunën të jemi dëshmitarë të një tjetër dueli interesant në elitën e basketbollit kosovar.

Në njërën anë Trepça do të tentojë të hakmerret për humbjen e pësuar më parë, kurse në anën tjetër Bashkimi do të kërkoj të vazhdojë me ecurinë pozitive.

Ndërkohë në kuadër të kësaj xhiroje të premten Vllaznimi e pret Kerasan Prishtinën duke filluar nga ora 19:00 në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, kurse të shtunën Peja është nikoqire e Rahovecit, ndeshje kjo që do të luhet me fillim nga ora 17:00  në “Karagaçi”, si dhe të dielën është në program vetëm një takim, ku Golden Eagle Ylli është nikoqire e Sigal Prishtinës në palestrën “13 Qershori” në Therandë me fillim nga ora 19:00.