U mbajt ndeshja revyale "Isuf Lumi".
Ndeshja revyale ndërmjet vendorëve dhe ndërkombëtarëve të Superligës së Kosovës u mbajt sot në Suharekë.
Në një atmosferë përkujtuese dhe pranë familjarëve të të ndjerit, defiluan basketbollistët të ndarë në vendorë dhe në ndërkombëtarë.
Rezultati ishte në planin e dytë derisa me lojë atraktive basketbollistët e të dyja palëve tentonin të merrnin duartrokitjet dhe ovacionet e të pranishmëve, që kishin mbushur njërën pjesë të palestrës së sporteve në Suharekë.