Në fundjavë në organizim të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe Shoqatës “Handikos” është organizuar turneu memorial i basketbollit me karroca “Halit Ferizi”.
Në këtë turne morën pjesë 5 ekipe: Prishtina, Drita nga Gjilani, Bashkimi nga Prizreni, Vushtrria, Vllaznimi nga Gjakova dhe Mitrovica.
Hapjen e turneut e ka bërë kryetari i FBK-së, Arben Fetahu, derisa fjalën e rastit e kanë marr edhe Afrim Maliqi, përfaqësues nga Shoqata “Handikos” dhe Daut Thaqi, këshilltar i ministrit të MKRS-së.
Më këtë rast kryetari i FBK-së, Fetahu premtoi mbështetje edhe më të madhe kësaj disipline, derisa tha se do të angazhohet edhe personalisht për krijimin e kushteve për të formuar Shoqatën e Basketbollit me Karroca.
Ndërkaq fitues i turneut është shpallur ekipi i Dritës që në finale triumfoi ndaj Prishtinës.
Në fund të për të gjithë pjesëmarrësit u ndanë medaljet, derisa kupën skuadrës fituese, Dritës ia dorëzoi Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku.