Korporata Rugove është një nga mbështetësit më të mëdhenj në sportin kosovar.
Kompania gjithnjë ka qenë afër sportistëve, përkatësisht basketbollistëve, duke ofruar ndihmën e tyre.
Kështu do të ndodhë edhe gjatë Kampit Nacional U-14, që për dy javë do të mbahet në Suharekë, në të dyja konkurrencat.
Në temperaturat e larta, sigurisht se ndihma e kësaj kompanie është e rëndësishme për fëmijët në këtë Kamp, kurse rëndësia tjetër është se mbështet gjeneratat e reja, që kanë shumë nevojë për përkrahje.
Kampi në Suharekë organizohet nga Federata e Basketbollit e Kosovës, FIBA-n, Ministrinë e Kulturës, Rinisë e Sportit, Komunën e Suharekës, Klubin e Basketbollit Golden Eagle Ylli, si dhe kompaninë “Golden Eagle”.