Vëllaznimit i ka takuar derbi i kësaj fundjave në Ligën e Parë të Meshkujve.
Skuadra gjakovare së fundi e ka mposhtur Penzën nga Peja me rezultat 75:71.
Më efikasit te Vëllaznimi ishin Taaj Ridley me 25 pikë e 9 kërcime, Atik Koshi me 14 pikë, 8 kërcime e 4 asistime dhe Edmond Kryeziu me 14 pikë e 5 kërcime.
Në anën tjetër te Penza më të dalluarit ishi Makuei Puondak me 22 pikë e 14 kërcime dhe Shpend Gashi me 15 pikë e 4 asistime.
Ndërkohë fitore të rëndësishme në kuadër të xhiros së XII ka regjistruar edhe Don Bosko në ballafaqim me Istogun me shifrat 82:69.
Më të merituarit për fitoren e Don Boskos ishin Rinor Ahmeti me 27 pikë e 5 kërcime, Dion Haxhosaj me 18 pikë e 16 kërcime dhe Gent Shala me 15 pikë e 7 kërcime.
Te Istogu më së shumti pikë kanë shënuar Diamant Shabani, gjithsej 19 sosh, derisa ai pati edhe 12 kërcime, ndërsa Andi Kabashi realzioi 14 pikë, 6 kërcime e 4 asistime.
Fitore kanë realizuar edhe Kerasan Prishtina në përballje me United Basket me rezultat 80:64, kurse Feronikeli nuk hasi në probleme me Vushrrinë, të cilën e mposhti bindshëm me 102:59, derisa Prishtina e Re shënoi fitore në ballafaqim me Dritën me shifrat 103:72.
Pas 12 xhirove në Ligën e Parë të Meshkujve, Feronikeli vazhdon të dominoj me 12 ndeshje e po aq fitore e 24 pikë të tubuara, i ndjekur nga Vëllaznimi me 11 fitore e 1 humbje, me 23 pikë, Don Bosko në vendin e tretë me 9 fitore e 3 humbje, me 21 pikë dhe Istogu në pozitën e katërt me 6 fitore e 6 humbje, me 18 pikë të grumbulluara.