Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 28 dhjetor 2017 n Prishtin ka shqyrtuar disa çështje aktuale në basketbollin e Kosovës dhe ndër të tjera ka marr këto vendime:
1. Bordi miratoi Raportin Financiar për vitin 2017.
2. Bordi miratoi Draft-Buxhetin për vitin 2018.
3. Bordi ka vendosur që të hap konkursin për organizimin e Final 8 të Kupës Kosovës që do të mbahet prej 28 shkurt deri më 4 mars 2018.
4. Bordi ka vendosur që edhe në edicionin 2017/18 të shpërblejë ekipet fituese të ligave.