Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Vendimet e Bordit të datës 31.03.2017

  • Vendimet e Bordit të datës 31.03.2017
31 March 2017

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e vet të mbajtur më 31.03.2017 ndër të tjera ka marr këto vendime:


1. Në edicionin e 11-të të "FIBA European Women's Basketball” që do të mbahet prej 2 deri më 8 korrik 2017 në Postojna të Sllovenisë të dërgoj dy basketbolliste të reja: Arba Hashani dhe Astera Tuhina, si dhe gjyqtaren Anjeza Haziraj. Kampi në Postojna vlerësohet ndër më të rëndësishmit për FIBA Europe për zhvillimin e gjeneratave të reja, në këtë rast, jo vetëm të basketbollisteve, por edhe të gjyqtareve dhe trajnereve/trajnerëve.
2. Koordinator i Programeve Profesionale të FBK-së dhe Menaxher i Përfaqësueses A të emërohet Ismet Ferati, ish-basketbollist dhe trajner, të cilin FBK në edicionin 2017-2019 e ka dërguar në programin e FECC-së (FIBA Europe Coaching Certificate).
3. I ka emëruar kryesuesit e delegacioneve të Përfaqësueseve të Reja që këtë verë do të marrin pjesë në Kampionate Evropiane, Divizione B dhe C.
4. Organizator i “Final Four”-it të Kupës së Kosovës për U-12 dhe U-14 të jetë KB Vushtrria Basket, aktivitet që do të mbahet më 1 dhe 2 prill 2017.
5. T’i tërhiqet vërejtja e fundit trajnerit të Riinvest Prishtina, Dritëro Sefaja, i cili njëkohësisht është edhe përzgjedhës i Kosovës U-18 pas sjelljeve josportive që i ka bërë para ndeshjes finale të Kupës së Kosovës U-16 në Gjakovë më 26 mars 2017. Në rast të përsëritjes së këtij veprimi nga trajneri Sefaja, apo të çfarëdo veprimi josportiv që bie ndesh me Kodin Etik të FBK-së, trajneri në fjalë do të ndëshkohet konform Rregullores Disiplinore të FBK-së.

Erolld Belegu
Kryetar i FBK-së