Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

VENDIMET E BORDIT TË FEDERATË SË BASKETBOLLIT TË DATËS 21. MARS 2014.

21 March 2014

VENDIMET E BORDIT TË FEDERATË SË BASKETBOLLIT TË DATËS 21. MARS 2014.



1. IPKO-KUPA Kosovës do të mbahet në Gjakovë prej 28-30mars 2014. nën organizimin e KB Vëllaznimi i cili do të nënshkruaj Marrëveshjen me FBK-në. Njëkohesisht do të mbahet edhe finalja e IPKO KUPES se femrave; 

2. Në parim miratohet marreveshja me sponzorin e ri për perkrahjen e kategorive të reja deri në mbarim te edicionit 2013/2014 si dhe për dy vitet ardheshme;


3. Në kampin për gjyqtarë që do të mbahet në Bullgari prej 06-12.qershor 2014 të dërgohen katër gjyqtarë dhe kordinatori teknik i FBK-së; Për emra do të vendoset në bazë të performancës në pjesen operfundimtare te Kampionatit;


4. Aprovohet kërkesa e Komisionit për plotësimin e Listes së gjyqtarëve pas kalimit të testit te mbajtur në Pejë me daten 28.shkurt 2014. Florentina Thaqi: kategorija<B> dhe tre gjyqtarë perspektiv: Endrit Basha, Kushtrim Shala dhe Ideal Lajqi ne kategorinë <C>


Për shkak të delegimit te te njejtëve pa aprovimin e listës nga ana e Bordit, komesarëve të garave u ipet vërrejtja me shkrim dhe dënimi me 15% të pagës. Për shkak të përgjegjesise se drejte per drejte e njejta masë i shqiptohet edhe Sekretarit gjeneral të FBK-së; 


5. Bordi i FBK-së miratoi harmonizimin e te gjitha akteve normative në kompetencë të vete në bazë të statutit dhe Vendimit të Kuvendit më 21. Dhjator 2013., ndërsa per shkak te mosrespektimit te këtij Vendimi e deri ne harmonizimin e plotë me Statutin e FBK-së pezullohen:
- Shoqata e Gjyqtarëve,
- Shoqata e Trajnerëve, dhe
- Shoqata e minibasketbollit.
Udhëzohet Sekretari gjeneral që në kohë sa më të shkurtër me drejtuesit e shoqatave të formojë grupe punuese dhe te veprojë sipas Vendimit të Bordit duke harmonizuar aktet normative.Për shkak të përputhjes së termineve të Javes se XII të ETC Superliga e Femrave me terminet e IPKO-KUP-ës, u aprovua kërkesa e Komesarit për shtyrjen e Javës së XII për një javë;


6. Në kërkesë të KB PEJA, Bordi muar vendim që ndeshja KB BESA-KB PEJA e paraparë të zhvillohet më 22.mars 2014, të shtyhet për një datë të mëvonshme,

Vendimi u morr me arsyetim te rëndësisë së veçant që ka ndeshja e fundit në pjesën e rregullt të Ballkan ligës, të KB Peja dhe basketbollit kosovar në arenën ndërkombëtare.


7. Aprovohet kërkesa e Komesarit të garave e mbështetur nga Keshilli profesional për sistemine garave te grupmoshës U-12.


8. Bordi mbështet kërkesën e organizatës Hendikos për organizimin e garave më 5.maj 2014.


9. Duke çmuar kontributin shumë vjeçar të gjyqtarit Mehdi Gashi, i cili tani është vëzhgues I FBK-së, Bordi i FBK morri vendim që të nderoj z. Gashi në ndeshjen e Finales së IPKO- Kupës .për t` u përshëndetur nga gjykimi aktiv.
BORDI I FBK-së; 


Eroll Belegu, Kryetar