Skuadra e Trepçës ka arritur të mposht sonte Besën e Pejës në ndeshjen e zhvilluar në Malishevë, për shkak se palestra "Minatori" vazhdon të rinovohet.
Mitrovicasit kanë qenë më të mirë se pejanët duke qenë më të mirë gjatë gjithë ndeshjes, pasi që kanë ngritur epërsinë nga çereku në çerek.
Më të dalluarit te mitrovicasit kanë qenë Gazmend Asllani me 16 pikë, pastaj Jan Orfila me 15 dhe Dominique Lacy me 13 sosh.
Në anën tjetër te Besa, ka shkëlqyer transferi i ri, Marokinyo ëilliams me 18 pikë, sa ka shënuar edhe Daivd King.
Trepça ka regjistruar fitoren e tretë në kampionat, ndërsa Besa humbjen e gjashtë pas kësaj xhiroje.