Xhiroja e XVI në Superligën e Kosovës në basketboll veçohet me dy ndeshje mjaft interesante, njëra në Gjakovë dhe tjetra në Mitrovicë.
Të shtunën me fillim nga ora 17:00 në Gjakovë, Rahoveci është nikoqir i Bashkimit në palestrën “Shani Nushi”, ndeshje kjo në të cilën pritet të mos mungoj rivaliteti.
Rahoveci aktualisht është në pozitën e tretë me 15 pikë, me 10 fitore e 5 humbje, kurse Bashkimi është në vendin e pestë me 7 fitore e 8 humbje.
Të shtunën në program është edhe dueli në mes Z Mobile Prishtinës dhe Lipjanit, takim ky që luhet me fillim nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Bardhekaltrit kryesojnë në renditjen tabelare ku nga 15 ndeshje kanë po aq fitore, kurse Lipjani është në pozitën e shtatë me 2 fitore e 13 disfata.
Ndërkaq të dielën me fillim nga ora 17:00 do të zhvillohet derbi tjetër i kësaj xhiroje, ai në Mitrovicë në mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit, ndeshje kjo e cila pritet të sjell rivalitet të madh në parket.
Mitrovicasit aktualisht janë në vendin e katërt me 7 fitore e 8 humbje, kurse ekipi nga Suhareka zë pozitën e dytë me 10 fitore e 5 humbje.
Me duelin në mes Ponte Prizrenit dhe AFK Borea që do të luhet të dielën me fillim nga ora 19:00 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren përmbyllet xhiroja e XVI në elitën e basketbollit kosovar.
Ponte Prizreni renditet në pozutën e gjashtë në renditjen tabelare me 6 fitore e 9 humbje, kurse AFK Borea është në vendin e fundit me vetëm 3 fitore e 12 humbje.