Lideri i stinorit të rregullt në Superligën e Kosovës, Z Mobile Prishtina e ka mposhtur Golden Eagle Yllin me rezultat 90:77 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e XXVI.
Më të merituarit në radhët e ekipit nga kryeqyteti ishin Dardan Berisha me 31 pikë, 5 kërcime e 5 asistime dhe Bashir Ahmed me 22 pikë, 7 kërcime dhe 1 asistim.
Në anën tjetër te Golden Eagle Ylli më efikasit ishin Bambale Osby me 17 pikë, 11 kërcime e 3 asistime dhe Garrius Halloman me 15 pikë, 5 asistime dhe 2 kërcime.
Ndërsa, kampioni aktual, Bashkimi ka shënuar fitore të ngushtë ndaj Lipjanit (97:102) në xhiron e XXVI të Superligës së Kosovës në basketboll.
Jordan Capps me 26, Steven Haney me 24 dhe Drilon Hajrizi me 17 pikë ishin më të merituarit për fitoren e Bashkimit.
Te Lipjani më të dalluarit ishin James Johnson me 30 dhe Musab Mala me 28 pikë.