Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Zyrtarët e FBK-së vizitojnë Istogun dhe vëzhgojnë punimet në palestër

  • Zyrtarët e FBK-së vizitojnë Istogun dhe vëzhgojnë punimet në palestër
8 June 2020

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu, së bashku me Drejtorin e Përfaqësueseve të Kosovës, Granit Rugova dhe anëtarin e Bordit të FBK-së, Kastriot Blakaj kanë vizituar Komunën e Istogut, ku janë pritur nga kryetari i kësaj komune, Haki Rugova dhe Drejtori për Kulturë, Rinis dhe Sport, Drin Sadikaj.

Në këtë takim është diskutuar për të ardhmen e basketbollit në Komunën e Istogut.

Kryetari i FBK-së i ka falënderuar për mirëpritjen dhe u shpreh se komuna e Istogut ka përparësinë e saj në basketboll, duke qenë se popullsia e Istogut janë për nga gjatësia të tretë në Kosovë. Gjithashtu, Istogu është një vatër e basketbollit. Fetahu ka vlerësuar punën e deritanishme nga KB Istogu me të gjitha kategoritë.

Fetahu ka shprehur gatishmërinë për ndihmë, derisa edhe Z. Rugova është zotuar se do të ndihmojë basketbollin në këtë Komunë. Bashkëfolësit u dakorduan për rëndësinë e Klubit të Femrave në Komunën e Istogut. Kryetari i Istogut, si një ish basketbollist ka shprehur dëshirën që të ndihmojë klubin e Istogut dhe në vazhdimësi e ka bërë një gjë të tillë.  

Granit Rugova, Drejtor i Përfaqësueseve së Kosovës në Basketboll në fund të takimit i dhuroi kryetarit të Istogut fanellën e Kosovës.

Gjatë kësaj vizite, krerët e FBK-së kanë vëzhguar edhe punimet në palestrën në Istog, duke shpresuar se do të jetë sa më shpejt e gatshme për gara dhe të bëhet inaugurimi i saj.