FBK-ja ka marrë edhe një vendim që jep garanci në përparimin e basketbollistëve të rinj.
Në mbledhjen e djeshme të Bordit të FBK-së, është kërkuar nga klubet që duke nisur nga stinori i ardhshëm të garantojnë së paku nga 10 minuta lojë për basketbollistët e rinjë në ekip.
Kështu, sipas këtij vendimi të gjitha ekipet seniore do të duhet të paraqiten së paku me 2 basketbollistë nën moshën 20 vjeçare dhe që të dy këta, do të duhet të kenë së paku 10 minuta lojë për ndeshje në stinorin 2014/15, ndërsa 20 minuta lojë në stinorin 2015/16.