Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

17 pikë avantazh për Pejën pas ndeshjes së parë çerekfinale në Ligën Ballkanike

  • 17 pikë avantazh për Pejën pas ndeshjes së parë çerekfinale në Ligën Ballkanike
9 Mars 2017

Peja e ka shfrytëzuar terrenin vendas dhe me një lojë shumë të mirë në pjesën e dytë ka arritur që pas ndeshjes së parë çerekfinale në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BIBL) të ketë avantazh prej 17 pikëve kundër Kozuv-it.

Takimi i luajtur të mërkurën mbrëma në "Karagaçi" ka përfunduar me rezultat 83:66. Ndeshja e dytë ndërmjet këtyre dy skuadrave do të zhvillohet më 15 mars në Gjevgjeli.

Më të merituarit për triumfin e Pejës ishin Robert Abramovic me 20 pikë, Cameron Rundles me 19, Alban Veseli me 17 dhe Noah Dahlman me 12 pikë e 4 kërcime.

Te Kozuv-i më efikasit ishin Kenyon McNeal Jr. me 27 pikë e 5 asistime, Milivoje Mijoviq me 12 pikë e 8 kërcime dhe Larry Hall Jr. me 11 pikë.