Milosh Gjuriq është fajtori kryesor për humbjen e Bashkimit, pasi basketbollisti i Teodo-s i ka shënuar pikët e fitores kur kishin mbetur vetëm edhe 1.8 sekonda deri në përfundim të ndeshjes.
Ndeshja ishte e barabartë prej fillimit e deri në fund, të dyja ekipet luajtën fortë dhe ishte më se e kuptueshme se çastet e fundit të takimit do të ishin vendimtare për të përcaktuar fituesin e këtij dueli që është zhvilluar të mërkurën mbrëma në palestrën "Sezai Surroi" në Prizren dhe i cili përfundoi me rezultat 69:68 në të mirë të mysafirëve.
Këtë fitore dramatike Teodo e ka shënuar në kuadër të Grupit C të Sigal Uniqa Ligës Ballkanike (BIBL), derisa skuadra nga Tivati i Malit të Zi në rundin e radhës është nikoqire e Beroe-s, kurse Bashkimi do ta vizitojë Mornar-in.
Koshashënuesit më të mirë te Bashkimi ishin Tay Waller me 22 pikë dhe Granit Rugova me 14, kurse te Teodo më të dalluarit ishin Manuel Johnson me 18 pikë e 7 kërcime dhe Aaron Mitchell me 13 pikë e 8 kërcime.
Bashkimi - Teodo 68:69 (20:15, 17:22, 14:15, 17:17)
Palestra e sportit “Sezai Surroi” në Prizren.
Shikues: rreth 2000.
Gjyqtarë:A. Pavlov, Z. Mitrovski, D. Kralj.
Bashkimi: Ramme 6, Jones 13, Bussey II 8, Waller 22, Rugova 14, Tahiri 3, Kryeziu, Shehu, Biraj, Balluku, Hysenagolli 2.
Teodo: Mitchell 13, Gjurishiq 11. Subotiq 8, Zejak, Johnson 18, Vuquroviq 7, Arsiq 5, Krivokapiq, Kruska, Vrbica 6, Kalugjeroviq, Sariq 1.