Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

5 vjet nga pranimi, 5 suksese në arenën ndërkombëtare

  • 5 vjet nga pranimi, 5 suksese në arenën ndërkombëtare
  • 5 vjet nga pranimi, 5 suksese në arenën ndërkombëtare
  • 5 vjet nga pranimi, 5 suksese në arenën ndërkombëtare
  • 5 vjet nga pranimi, 5 suksese në arenën ndërkombëtare
  • 5 vjet nga pranimi, 5 suksese në arenën ndërkombëtare
13 Mars 2020

Sot janë bërë 5 vjet, që kur Federata e Basketbollit e Kosovës u pranua në FIBA, duke thyer edhe barrierën e izolimit. Në këto vite nuk kanë munguar sukseset në arenën ndërkombëtare. 

Kosova U18 (M) më 2018 shënoi një sukses të jashtëzakonshëm, duke u shpallur kampionin i Divizionit C në Evropianin U18, që u mbajt në Prishtinë. Kosova shënoi fitore ndaj Qipros me rezultat 73:64. Kosova për herë të parë është shpall kampion në garat e FIBA-së, kurse më parë kishte arritur të rrëmbente medaljen e argjendtë në Evropianin U16 më 2015, si dhe të bronztën në Evropianin U18 më 2016. Që të dy medaljet në Divizionin C. 

Sukses historik konsiderohet kalimi i Kosovës A në mesin e 32 Kombëtareve më të mira në kualifikimet për Kupën e Botës më 2017. Kosova në parakualifikime ishte në grup me Estoninë dhe Maqedoninë, duke u renditur e dyta, pas Estonisë dhe para Maqedonisë. Kosova e ka nisur mirë edhe fushatën për parakualifikimet e Kupës së Botës 2023, ku në dy ndeshje ka shënuar dy fitore, ndaj Islandës dhe Luksemburgut. 

Edhe pse një shtet i vogël, Kosova ka arritur për mrekulli të organizojë Kampionatin Evropian, Divizioni C për meshkuj U18. Ndodhi kjo më 2018, ku në fund Kosova zuri vendin e parë. Organizimi ishte për mrekulli. Kjo bëri që FIBA Evropa t’i besojë edhe organizimin e Kampionatit Evropian, Divizioni B për femra U20. FBK-ja mori lëvdatat për organizimin e shkëlqyer ku morën pjesë 12 shtete. Për vitin 2020, i është besuar organizimi i Evropianit, Divizioni C për meshkuj U16. 

Liga Ballkanike (BIBL) ishte gara e parë ku klubet e meshkujve morën pjesë. Suksesi nuk mungoi, ku Sigal Prishtina më 2015 dhe 2016 u shpall kampione e kësaj lige. Më 2015 mundën në finale Rilski Sportist, kurse një vit më vonë Mornarin.  

Prishtina ka regjistruar tjera suksese, ku në vitin 2019, hyri në mesin e 16 skuadrave më të mira në FIBA Europe Cup. Ky ishte suksesi më i madh për skuadrat kosovare në arenën ndërkombëtare te meshkujt. Ndërkohë, te femrat, Mabetex Prishtina më 2020 mori pjesë në grupet e FIBA EuroCup Women.