Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

5 vjet nga pranimi në FIBA

  • 5 vjet nga pranimi në FIBA
13 Mars 2020

Kosova bëri shumë përpjekje për tu pranuar në FIBA, megjithatë, drita e gjelbër, arriti vetëm në mars të vitit 2015. Rruga ishte e gjatë dhe shumë e mundimshme, por Kosova arriti qëllimin e saj, duke u bërë anëtarja e 215-të e FIBA-s. Po në maj të vitit 2015, FBK-ja u bë anëtare e FIBA Evropës. Në Asamblenë e mbajtur në Maltë, Kosova u bë anëtarja e 52-të, derisa në këtë asamble morën pjesë kryetari Erolld Belegu dhe anëtari Bordit, Arben Fetahu. 

Fetahu tashmë kryetar i FBK-së ka folur për sfidat në këtë përvjetor.  

“Rruga e pranimit nuk ka qenë aspak e lehtë. Megjithatë, jemi shumë të lumtur që kemi thyer barrierën e izolimit dhe jemi të barabartë me çdo shtet të botës. Në këto pesë vjet të pranimit, nuk kanë munguar sfidat, si dhe vështirësitë, por gjithsesi edhe sukseset në arenën ndërkombëtare. Na pret një rrugë e gjatë, por shpresoj të jetë shumë e suksesshme, si për Kosovën A dhe gjeneratat e reja, po ashtu edhe për klubet tona dhe punëtorët sportivë.  

Nuk do të ndalemi asnjëherë së punuari për të mirën e basketbollit dhe të kemi sa më shumë suksese së bashku.  

Ne po fitojmë përvojë në garat ndërkombëtare dhe po bëjmë çmos që lojtarët dhe trajnerët të kenë kushte sa më të mira për të punuar.  

Kemi organizuar me sukses Kampionatin Evropian, Divizioni C për U18 meshkuj dhe më pas Kampionatin Evropian, Divizioni B për U20 femra, kurse na është besuar edhe Kampionati Evropian, Divizioni C për U16 meshkuj.  

Klubet tona kanë pasur sukses në arenën ndërkombëtare dhe kjo më së miri ka dëshmuar se nuk e kemi merituar të jemi të izoluar.  

Mabetex Prishtina u paraqit për herë të parë në grupet e FIBA EuroCup Women.  

Numri i klubeve është rritur, ashtu si edhe numri i tifozëve.  

Vetëm së bashku mund t’ia dalim.  

Shpresoj dhe besoj se, sukseset do të vijnë dhe mundi i madh do të na shpaguhet. E kemi për obligim të punojmë edhe për ata që nuk kanë pasur mundësi të garojnë në arenën ndërkombëtare.  

Misioni është i vështirë, por jo i pamundur. Të bashkuar mund të kemi suksese”.