Sigal Prishtina të martën mbrëma ka pësuar humbje në Larnaca të Qipros në kuadër të xhiros së tretë të Grupit K të FIBA Europe Cup. Bardhekaltrit janë mposhtur nga AEK Larnaca me shifrat 101:84.
Dardan Berisha ishte më efikasi te kampionët e Kosovës dhe të Ligës Ballkanike me 28 pikë të realizuara, kurse te nikoqirët i pandalshëm ishte Thaddus McFadden me 28 pikë.
Në xhiron e radhës Sigal Prishtina është nikoqire e Energia-s, ndeshje kjo që do të luhet më 17 nëntor.
Në takimin tjetër të këtij grupi, Energia Targu Jiu e ka mposhtur Astana-n me rezultat 89:72.
Pas tri xhirove të zhvilluara në FIBA Europe Cup në Grupin K prin Energia Targu Jiu me 6 pikë, e ndjekur nga AEK Larnaca me 4, Astana me 4 dhe Sigal Prishtina me po aq pikë të grumbullura.
AEK Larnaca - Sigal Prishtina 101:84 (28:19, 27:22, 23:17, 23:26)
Palestra "Kition Athletic" në Larnaca.
Shikues: 250.
Gjyqtarë: M. Difallah, I. Matejek, L. Kardum.
AEK: Palalas, Leontiou, Vaughn 18, Brezec 19, Kilaras 4, Petroviq 12, McFadden 28, Psaras, Roundy 2, Trisokkas 10, Gilling 4, Panteli 4.
Sigal Prishtina: Kaçaniku, Azemi, Chekovski 3, Berisha 28, Mohammed 10, Sinani, Marinov 4, Washburn 8, Morina 2, Abukar 18, El-Amin 11, Mazreku.