Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Afat shtesë deri të premtën

  • Afat shtesë deri të premtën
9 Shtator 2015

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka vendosur që klubeve që nuk i kanë paguar obligimet për licencim për edicionin 2015/16 t’u japë afat deri të premten, më 11 shtator në ora 15:00, që të përmbushin këto obligime.

Bordi i FBK-së e konsideron si shumë shqetësuese situatën, sidomos me ekipet e Superligës, shumica prej të cilave nuk i kanë përmbushur obligimet për edicionin e ri dhe nuk kanë treguar seriozitet të mjaftueshëm në këtë drejtim.

Duke e ditur se fillimi i edicionit është shumë afër dhe javën e ardhshme duhet të hedhet shorti për të gjitha garat, Bordi kërkon nga klubet që të respektojnë afatin e ri, në mënyrë që skuadrat të mund të jenë pjesë e shortit dhe rrjedhimisht pjesë e garave.

Bordi i FBK-së njëherësh përshëndet gadishmërinë e shumicës së ekipeve të ligave të tjera për seniorë dhe për kategori të reja për pagesë të obligimeve ndaj FBK-së dhe kërkon nga ato klube të Ligës së Parë dhe Ligës së Dytë që nuk i kanë kryer këto obligime deri më tani, ta bëjnë këtë deri të premten, në mënyrë që të kenë të drejtë garimi.