Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Agjenda e seminarit për trajnerë

  •  Agjenda e seminarit për trajnerë
22 Maj 2015

Shoqata e Trajnerëve të Federatës së Basketbollit të Kosovës (SHTFBK) në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) më 24.05.2015 (e diel) do të organizojnë seminar për trajnerë.

Seminari do të mbahet në ambientet e Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit në Prishtinë duke filluar nga ora 10:00 deri në 13:00.

Për shkak të ndryshimit të agjendës së vizitës në Kosovë, instruktori i FIBA-s, John Randy Haefner nuk do të jetë ligjërues në këtë seminar.

Ligjërues të seminarit do të jenë trajnerët Masar Nixha dhe Fikret Shatri.

Më poshtë e gjeni të bashkangjitur agjendën e seminarit dhe temat e ligjëruesve:

10:00- 11:30 Masar Nixha, Tema: Puna disavjeçare me basketbollistë.

11:30- 13:00 Fikret Shatri, Tema: Puna me lojtarë shtatlartë (qendra). 

Participimi për pjesëmarrje në seminar është 10,00 euro.