Të shtunën ishte paraparë të mbahej Klinika për Trajnerë në organizimin e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), FIBA Evropës dhe Shoqatës së Trajnerëve rë Basketbollit të Kosovës.
Ligjërues në këtë Klinikë ishte trajneri i njohur slloven, Janez Drvariç, megjithatë është anuluar për shkak të frikës së koronavirusit.
Anulimi i kësaj klinike ka ardhur në koordinim me FIBA-n, derisa për zhvillimin e kësaj klinike, FBK-ja do të ju njoftojë me kohë.
Në mbarë botën janë anuluar shumë evente sportive për shkak të frikës së përhapjes së koronavirusit.
Federata e Basketbollit e Kosovës duke respektuar vendimin e Qeverisë së Kosovës, ka vendosur, që nga dita e sotme, ndeshjet të zhvillohen pa shikues deri në një vendim të ardhshëm.