Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Arben Krasniqi, edhe një mandat në krye të SHTBK-së

  • Arben Krasniqi, edhe një mandat në krye të SHTBK-së
10 Prill 2017

Në fundjavën që e lamë pas Shoqata e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës (SHTBK) e ka mbajtur Kuvendin e saj Zgjedhor.

Në Kuvend kanë marr pjesë 25 delegatë nga gjithsej 45 sa ka numëruar Kuvendi deri në ditën e mbajtjes së tij, pasi që nga dita e shtunë anëtarë të Kuvendit janë bërë të gjithë trajnerët që kanë aplikuar dhe që janë regjistruar në Programin për Edukim dhe Licencim të FBK-së.

Pas miratimit të rendit të ditës u zgjodhën trupat punues të Kuvendit, ndërsa më pas fjalën e mori kryetari i SHTBK-së, Arben Krasniqi, i cili e paraqiti raportin e punës dhe atë financiar, të cilët u miratuan njëzëri nga delegatët e pranishëm. Më pas është miratuar edhe draft-statuti i ri i SHTBK-së.

Ndërkaq si pikë tjetër e rendit të ditës ishte edhe prezantimi i Programit të sistemit të Edukimit dhe Licencimit të Trajnerëve, pikë kjo që u prezantua nga kryetari i Këshillit Profesional të FBK-së, Tone Krump, i cili edhe është udhëheqës i këtij programi. Pas prezantimit të programit janë miratuar edhe rregullat e reja të Licencimit të Trajnerëve në Kosovë.

Si pikë e fundit e rendit të ditës ishte zgjedhja e organeve të reja të SHTBK-së. Arben Krasniqi njëzëri u votua edhe për një mandat nga delegatët e pranishëm për kryetar të SHTBK-së, kurse nënkryetar u zgjodhën Fikret Shatri dhe Jeton Nixha, ndërsa anëtarë të Bordit të SHTBK-së u zgjodhën Kimete Haliti, Shkumbin Kumnova, Gazmend Asllani dhe Blerim Krasniqi.

Ndërkaq në Komisionin për Licencim, që është një organ shumë i rëndësishëm për Programin për Edukim dhe Licencim të FBK-së u zgjodhën Ilir Selmani-kryetar, Albert Sylejmani dhe Ibrahim Karabeg-anëtarë.