Reprezentacioni i Kosovës shënoi fitoren e parë në Kampionatrin Evropian U20, Divizioni B që po zhvillohet në Hungari. Kosova mposhti Gjeorgjinë me rezultat 77:65 në atë që ka qenë shfaqja më e mirë e ekipit tone që nga ardhja në Hungari.
Starti i mirë i ndeshjes mundësoi që çereku i parë të përundojë me epërsi 20:15, madje epërsia ishte 8 pikë, por në sekondën e fundit të këtij çereku gjeorgjianët shënuan treshe.
Në çerekun e dytë, një seri prej 15:0 mundësoi që Kosova ta përfundojë pjesën e parë 45:29.
Në pjesën e dytë fitorja e Kosovës nuk u rrezikua asnjëherë edhe pse epërsia ra deri në 8 pikë, mirëpo, në saje të lojës së sigurt dhe shënimeve në trapez në momentet vendimtare të Samir Zekiqit dhe Arian Memetit, Kosova e kontrolloi lojën dhe ngadhënjeu me 12 pikë dallim.
Me nga 24 pikë Samir Zekiqi dhe Arian Memeti ishin basketbollistët më të mirë të ndeshjes, të përcjellur nga Ujkan Karanezi, i cili shënoi 17.