Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

AS Prishtina-Istogu, derbi në Ligën e Parë

  • AS Prishtina-Istogu, derbi në Ligën e Parë
13 Nëntor 2020

Java e tretë në Ligën e Parë do të dhurojë ndeshje shumë interesante.

Sfida e parë do të jetë ndërmjet Megasports dhe Marigona Hill Prishtinës, ku Megasports ka një fitore dhe një humbje, derisa Margiona Hill Prishtina dy fitore në dy ndeshje.

Një nga skuadrat kandidate për vendin e parë, AS Prishtina do të përballet me Istogun. Prishtinasit kanë dy fitore në dy takime dhe synojnë të vazhdojnë me fitore, kurse istogasit një fitore dhe kanë për qëllim që të mbesin të pamposhtur.

Të dielën takohen Vushtrria me Feronikelin. Vushtrriasit kanë një fitore dhe një humbje, kurse skuadra nga Drenasi një fitore nga një ndeshje.

Ndeshja tjetër e së dielës është mes Lipjanit dhe RC Cola Dritës. Lipjanasit që edicionin e kaluar garuan në Superligë kanë dy humbje në dy ndeshje, kurse që gjilanasit shpresojnë se, edicionin e ardhshëm të jenë pjesë e elitës kanë një fitore dhe një humbje.

Takimi i fundit është ndërmjet New Basket dhe Prishtina e Re. Të dy skuadrat kanë nga dy humbje dhe shpresojnë në fitoren e parë në këtë edicion.

Liga e Parë - Java 3

E shtunë

12:00 Megasports - Marigona Hill Prishtina

15:00 AS Prishtina - Istogu

E diel

12:00 Vushtrria - Feronikeli

14:00 Lipjani - RC Cola Drita

E hënë

13:00 New Basket - Prishtina e RE