Shoqata e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës ka bërë publike axhendën e seminarit për trajnerë që mbahet të shtunën, më 31 janar 2015 , në Fakultetin e Kulturës Fizike dhe fillon në ora 09:00
Pagesa e participimit në këtë seminar është 15 Euro.
Edhe një herë ua kujtojmë të gjithë trajnerëve se pjesëmarrja në seminar është e obligueshme dhe është kusht themelor për të marrë licencën e trajnerit.
Axhenda e seminarit për trajnerë:
9:00 - 10:30 Ibrahim Karabeg - Crossoveri, teknika dhe taktika
10:30-12:00 Boris Kurtovic - Pick & Roll Offense and 1x1 game
12:00- 12:30 Pauza
12:30- 14:00 Agron Rexhepi - Te ushqyerit ne sport - Nutricioni.
14:00-15:30 Fikret Shatri - Planifikimi i Orës Stervitore në Basketboll, Intensiteti dhe Ekstensiteti