Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Azemi: Në Samokov pa presion

  • Azemi: Në Samokov pa presion
26 Prill 2015

Të mërkurën e 29 prillit Sigal Prishtina në Samokov të Bullgarisë me fillim nga ora 18:30 do të përballet me skuadrën nikoqire, Rilski Sportist në ndeshjen e dytë finale të Ligës Ballkanike (BIBL).

Kapiteni i Prishtinës, Edmond Azemi është shprehur optimist në prag të këtij ballafaqimi: “Presionin dhe ngarkesën që e kemi pasur në Prishtinë nuk do ta kemi në Samokov. Jam i sigurt për një gjë të tillë. Ne kemi skuadër më të mirë se Rilski Sportist. Me këtë përbërje që e kemi ne është dashur që ndeshjen e parë ta fitojmë dhe 10-15 pikë dallim. Ne jemi duke punuar në vazhdimësi në eliminimin e gabimeve që i bëmë në takimin e parë. Jemi duke e analizuar lojën tonë në ndeshjen e parë dhe atë në detaje, në mënyrë që kur të shkojmë të mërkurën atje të shënojmë fitore edhe më bindëse dhe të kthehemi në Prishtinë për t’ua sjell kupën ‘Plisave’, qytetit, por edhe gjithë Kosovës. Jam shumë optimist se me sukses do ta realizojmë synimin tonë”.

Sigal Prishtina e ka krijuar një avantazh të vogël pas ndeshjes së parë finale në BIBL. Në shtëpi të vet skuadra bardhekaltër në një atmosferë fantastike dhe në prani të rreth 3000 shikuesve e ka mposhtur ekipin e Rilski Sportist me rezultat 74:72 (21:27, 17:16, 17:13, 19:16), që do të thotë se gjithçka do të vendoset në Samokov të mërkurën (29 prill), kur edhe zhvillohet ndeshja e dytë finale.

Duhet theksuar se barazimi apo edhe humbja minimale në ndeshjen e kthimit do ta shpall Prishtinën kampione të Ligës Ballkanike.