Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Barazohet seria finale

  • Barazohet seria finale
  • Barazohet seria finale
13 Maj 2016

Sigal Prishtina e ka mposhtur të enjten mbrëma Pejën në ndeshjen e dytë finale të “play-off”-it në Superligën e Kosovës në basketboll.

Ndeshja e luajtur në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë në prani të rreth 2000 shikuesve ka përfunduar me rezultat 71:64 (16:10, 16:18, 24:20, 15:16).

Me lojë të mirë të Sigal Prishtina është dalluar Dardan Berisha me 18 pikë të shënuara, derisa ai ndihmë të madhe ka pasur nga Jason Washburn, i cili ka realizuar numër të njëjtë të pikëve. Në anën tjetër te Peja më efikasi ishte Roland Davis me 16 pikë.

Tashmë është barazuar seria finale e “play-off”-it në 1:1, kurse ndeshja e tretë do të luhet të dielën në “Karagaçi” të Pejës.

Duhet theksuar se të pranishëm kanë qenë edhe mysafirë special nga Shqipëria, delegacion ky i udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaqi dhe nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti dhe nga kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Erolld Belegu.