Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Bashkimi-Beroe, ndeshja e fundit për prizrenasit për këtë edicion në BIBL

  • Bashkimi-Beroe, ndeshja e fundit për prizrenasit për këtë edicion në BIBL
14 Mars 2016

Bashkimi të martën në palestrën e sportit “Sezai Surroi” në Prizren është nikoqir i ekipit Beroe nga Stara Zagora e Bullgarisë në kuadër të xhiros së gjashtë të Grupit C të Sigal Uniqa Ligës Ballkanike (BIBL).

Portokallinjtë pas disfatës së javës së kaluar nga Mornar-i i Tivarit në Prizren i kanë humbur të gjitha gjasat për të siguruar një vend në gjysmëfinale të BIBL-it. Në program të martën është edhe një tjetër ndeshje e këtij grupi, ajo në mes Mornar-it dhe Teodo-s, e cila do të luhet në orar të njëjtë, pra me fillim nga ora 19:30.

Të dyja këto ballafaqime janë të rëndësishme për faktin se tri skuadrat Mornar, Teodo dhe Beroe janë në luftë për të siguruar dy vende për në gjysmëfinale të kësaj lige.

Opsioni 1: Fitorja për Bashkimin dhe për Mornar-in, kualifikohen Mornar-i nga pozita e parë dhe Beroe nga e dyta.

Opsioni 2: Fitorja për Bashkimin dhe për Teodo-n, kualifikohen Teodo nga vendi i parë dhe Mornar-i nga i dyti.

Opsioni 3: Fitorja për Beroe-n dhe për Mornar-in, kualifikohen Mornar-i nga pozita e parë dhe Beroe nga e dyta.

Opsioni 4: Fitorja për Beroe-n dhe për Teodo-n, kualifikohen Beroe nga vendi i parë dhe Teodo nga i dyti.