Të shtunën, ora 17:00 Trepça vs AS Prishtina

12.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA
13.12.2020 SUPERLIGA
12.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT
13.12.2020 SUPERLIGA FEMRAT

Bashkimi dhe Prishtina duan trofeun e Superkupës

  • Bashkimi dhe Prishtina duan trofeun e Superkupës
24 Tetor 2020
Të dielën në Pejë do të zhvillohet sfida finale e Reload Superkupës së Kosovës në basketboll, në konkurrencën e femrave ndërmjet Bashkimit dhe Kosovahome Prishtina.
 
Këto dy skuadra ishin më të dalluarat vitin e kaluar dhe në edicionet e fundit, andaj pritet një ndeshje shumë e bukur në Pejë.
 
Basketbollistja me përvojë e Bashkimit, Saranda Daci, ka thënë se do të japin maksimumin. “Pas kthimit nga gjendja e pandemisë, përgatitjet nuk kanë qenë të lehta, por kemi qenë të motivuara që po rikthehemi pas një kohe të gjatë në fushat e basketbollit. Jemi munduar të përgatitemi maksimalisht, si për gjendjen fizike, po ashtu edhe me gjendjen psiqike, për shkak se është ndeshja e parë e fillimit të edicionit dhe nuk i dihet se cila skuadër do të triumfojë, por ne do të japim maksimumin tonë”, ka thënë Daci për faqen zyrtare të FBK-së.
Në anën tjetër qendra Era Shatri e Prishtinës, ka thënë se atmosfera në skuadrën prishtinase është shumë e mirë dhe janë të motivuar për këtë finale.
 
“Përkundër situatës së pandemisë që na ka penalizuar dhe na ka lënë jashtë fushave për një kohë të gjatë, ne në momentin që janë hapur palestrat, kemi vazhduar të stërvitemi dy herë në ditë. Në skuadrën tonë është atmosferë shumë e mirë dhe jemi të motivuar dhe të lumtur që pas 7 muajve do të luajmë një ndeshje zyrtare. Ne e njohim kundërshtarin tonë dhe kemi punuar për këtë ndeshje, prandaj fillimisht pres që të tregojmë lojë cilësore dhe padyshim se në Pejë shkojmë vetëm për fitore”, deklaroi kapitenia e Kosovahome Prishtinës për faqen zyrtare të FBK-së.
 
Ndeshja Bashkimi-Kosovahome Prishtina zhvillohet të dielën (25 tetor) nga ora 14:00 në ‘Karagaçi’ të Pejës.